Politikani opozitar rus, Boris Nadezhdin njoftoi të hënën se është larguar nga Rusia, disa ditë pasi u detyrua të pezullojë përpjekjen e tij për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, për shkak të presionit në rritje nga autoritetet. Por, për fat të keq, ende nuk jam në Rusi”, tha ai në një video të regjistruar para Kullës Eiffel në Paris. Në videon e publikuar të hënën, Nadezhdin tha se tani do të “vlerësojë situatën dhe do të kuptojë se si të vazhdojë jetën”. Ai premtoi se do të japë më shumë detaje për planet e tij të ardhshme. Në një intervistë për Meduza muajin e kaluar, Nadezhdin tha se ai dhe familja e tij po shqyrtonin mundësinë e largimit nga Rusia për shkak të presionit në rritje nga autoritetet.