None
IT
LDK kërkon postin e presidentit
[]
Aktuale - Bota Sot
Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur qëndrimin se kërkesa e partisë së tyre është që të kenë postin e presidentit.
Lushaku Sadriu tha se LDK gjithmonë ka kërkuar që institucionet e vendit të sigurojnë një balancë mes fuqive politike.
Në zgjedhjet e qershorit, LDK-ja garoi me Vjosa Osmanin edhe për një mandat në krye të shtetit.
Me konstituimin e organit ligjvënës, nis rrjedhja e afateve për formimin e Qeverisë, por edhe të presidentit.
Deputetët më pas do të ketë kohë 60 ditë për të zgjedhur një president, në të kundërtën vendi do të shkojë në zgjedhje – të katërtat që nga shkurti i vitit 2025.