Gjatë javës së kaluar u mbajt Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin Lumir Abdixhiku siguroi mbështetjen e delegatëve për të vazhduar drejtimin e partisë edhe për një mandat të ri. Sipas Zeqirajt, përpjekjet për të penguar bisedimet mes LDK-së dhe LVV-së si dhe për të shkarkuar Abdixhikun dështuan, pasi Kuvendi ia konfirmoi atij mandatin si kryetar“ Projekti ogurëzi për pengimin e bisedimeve të filluara të LDK-së me LVV, si dhe pengimi i bashkimit dhe profilizimit të së djathtës të Kosovës dështoi. Vendimet e organeve drejtuese të partisë, janë të obligueshme për zbatim, për të gjithë anëtarët e partisë. Dhe, kjo ndodhë pas gjithë asaj fushate shpifarake denigruese, të sinkronizuar të pozitës dhe të opozitës. Ishte një shantazh, ishte një krim unik.