Muslija për KosovaPress tha se po kanë blerës, prej tyre më shumë nga mërgimtarët dhe sipas saj, të njëjtit i vlerësojnë më shumë këto produkte. Të them të drejtën mërgimtarët si gjithë herë këto gjërat me artizanale më shumë i duan mërgimtarët, më shumë i vlerësojnë.. kemi tavolina, kemi këto qilimat, punojmë me vekë, kemi edhe me vekë elektrik... çdo gjë, të gjitha i kemi. Kemi veshje kombëtare, kemi çanta, kemi punë dore këtu, dekore... i kemi të gjitha”, tha Muslija. Se mërgimtarët blejnë më shumë në këtë panair e thotë edhe Emine Tahiri, duke shtuar se kanë nevojë për më shumë panaire. “Mërgimtarët blejnë më shumë edhe janë më të interesuar, sidomos për çylymat e veshjet kombëtare janë shumë të interesuar….