Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është universiteti i vetëm publik i shkencave të aplikuara në Republikën e Kosovës. Ato janë investimi më i rëndësishëm që një shtet bën për të ardhmen e tij. Universiteti ynë kërkon vetëm që një institucion publik me rezultate të dëshmuara të mos shuhet përmes një vendimi buxhetor, pa një proces transparent, pa një argumentim profesional dhe pa një debat institucional. Mbi dy mijë studentë, dhjetëra profesorë, qindra familje dhe një model unik universitar presin që arsyeja, dialogu institucional dhe përgjegjësia publike të mbizotërojnë. Vazhdojmë të besojmë se vendimmarrja do të bazohet në ligj, në fakte dhe në interesin publik.