None
EN
Dragashi përballet me vështirësi në furnizimin me ujë, Komuna fajëson thatësirën dhe rritjen e konsumit
['Kemajl Berisha', 'Driton Gajraku', 'Muhamet Hajrullahu', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Agnesa Saraçi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi']
Telegrafi
Komuna ka sqaruar se përgjegjëse për menaxhimin dhe furnizimin me ujë të pijshëm në qytezën e Dragashit është KRU “Hidroregjioni Jugor”, përkatësisht Njësia Operative në Dragash.
Po ashtu, Komuna ka mohuar pretendimet se ka ndërhyrë në sasinë e ujit që merret nga lumi Radeshë për fabrikën e trajtimit të ujit.
“Komuna e Dragashit në asnjë moment nuk e ka zvogëluar sasinë e ujit të marrë nga lumi Radeshë për Koagulatorin (Fabrikën e Trajtimit të Ujit) në Dragash.
Prandaj, çdo pretendim se Komuna ka ndërhyrë në uljen e prurjeve të ujit është i pavërtetë dhe nuk mbështetet në fakte”, thuhet në komunikatë.
Komuna ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me KRU “Hidroregjioni Jugor”, do të ndërmarrë masa për stabilizimin e furnizimit me ujë.