None
EN
Si u ndërtua Data4x, kompania kosovare që identifikoi potencialin prej 1 miliard eurosh për prodhimin lokal
['Jehona Hulaj', 'Eliza Hajzeri', 'Driton Gajraku', 'Vipa Chips', 'Telegrafi Real Estate', 'Telegrafi Jobs', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Edonis Bytyqi', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Data4x, kompania e bashkëthemeluar nga Flandra Marmullaku, është ndërtuar mbi idenë e përdorimit të të dhënave për të kuptuar më mirë ekonominë, bizneset dhe potencialin e tregut.
Ajo tha se përmes Data4x, bizneset mund të marrin analiza për sektorë të ndryshëm, të kuptojnë sfidat, mundësitë dhe hapësirat për zgjerim.
Marmullaku tregoi se Data4x është lansuar në nëntor të vitit 2023, ndërsa para kësaj kompania kishte nisur me studime dhe konsulencë të bazuar në të dhëna.
Duke folur për potencialin ekonomik, Marmullaku tha se përmes analizave të Data4x është identifikuar një mundësi e madhe për zëvendësimin e importit me prodhim lokal.
Sipas saj, Data4x po punon që këto të dhëna të shndërrohen në mundësi konkrete për investime.