None
SQ
Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, të enjten konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria
['Kemajl Berisha', 'Edonis Bytyqi', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Kryetari i partisë dhe deputeti “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim, tha se nuk ka zhvilluar ende një takim me Kurtin,Rashiq, i cili sot shkoi ta bëjë regjistrimin për deputet të legjislaturës së 11-të tha se qeveria nuk do të votohet të enjten.
Sikurse e dini, për nesër besoj se do ta kemi vetëm pjesën e konstituimit të kuvendit, nuk do të hyjmë në marrëveshje tjera.
Pres që pas ditës së nesërme të takohemi në një moment dhe të flasim për një angazhim për qeverinë e re, kurdo që bëhet një gjë e tillë e mundshme.
Sa e di unë nuk do të votohet qeveria”, tha Rashiq.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të enjten, më 6 gusht nga ora 10:00 pritet të jenë në seancën plenare për konstituimin e legjislaturës së 11-të.