None
SQ
Avioni i parë zjarrfikës ka nisur punën për shuarjen e zjarreve, Rama: Gusht sfidues, na gjen më të fortë dhe të përgatitur
['Kemajl Berisha', 'Edonis Bytyqi', 'Gazmend Kajtazi', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Elfije Boletini', 'Nol Elshani', 'Vjola Cuci', 'Besnike Salihu']
Telegrafi
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shuarja e zjarreve në Shqipëri, teksa tashmë është vënë në ndihmë edhe avioni i parë zjarrfikës.Teksa e konsideron gushtin sfidues sa i përket vatrave aktive në vend, Rama shprehet se kjo periudhë i gjen më të përgatitur.“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Evropës aktualisht”, shkruan Rama. /Telegrafi/