Përfaqësuesit amerikanë shohin shenja për një marrëveshje të afërt me Iranin, edhe pse një propozim iranian për Ngushticën e Hormuzit po ngjall skepticizëm. Pas kërcënimit të fundit nga Presidenti amerikan Donald Trump ndaj Iranit përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit vazhdojnë. "Të gjithë në rajon po punojnë së bashku për të shmangur një përshkallëzim të situatës”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majid al-Ansari, në kryeqytetin Doha. Fillimisht, sipas tij, duhet të diskutohet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe më pas për zgjidhjen e mosmarrëveshjes lidhur me programin bërthamor iranian. Irani hodhi tani në qarkullim një propozim për një lloj itinerari qarkor në Ngushticën e Hormuzit.