None
SQ
Qeveria mohon akuzat e LSDM-së: Për krizën në Gostivar, një shishe ujë prej 1.5 litrash është blerë me çmim prej 12.5 denarësh
['Kemajl Berisha', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Besnike Salihu', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
“Bëhet fjalë për gënjeshtra të pacipa dhe të pandershme.
Në mungesë të temave reale dhe argumenteve, LSDM-ja sërish përdor gënjeshtra dhe shtrembërim të fakteve”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Sipas Qeverisë, procedura e negociimit është zhvilluar nga Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta për shkak të situatës së krizës, ndërsa uji u sigurohet falas qytetarëve të Gostivarit.
“Është e saktë se procedurën e negociimit e ka zbatuar SHÇPP-ja dhe se uji sigurohet falas për qytetarët.
Qeveria tha se furnizimi me ujë të ambalazhuar do të vazhdojë derisa institucionet kompetente të konfirmojnë se uji nga sistemi i ujësjellësit në Gostivar është i sigurt për përdorim.