None
EN
KGJK cakton mbledhjen e radhës, në rend dite shqyrtimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb
[]
Bota Sot
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar mbledhjen e radhës për të premten më 7 gusht 2026, në të cilën në rend dite është edhe shqyrtimi i kërkesës së Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve.
Në rend dite janë gjithsej 16 pika, ndërkaq shqyrtimi i tërheqjes së dorëheqjeve është në pikën e nëntë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në mbledhjen e kaluar më 24 korrik dështoi të trajtohet kjo pikë e rendit të ditës, pasi mbledhja dështoi në mungesë kuorumi.
Kjo duket se nuk është në përputhje me ligjin, me procedurën e rregullt ligjore dhe me kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë.
BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhej në reagim.