Një 19-vjeçar u kap në flagrancë nga Sherbimet Policore të Kufirit në afërsi të Qafë Botës në tentativë trafikimi. Në afërsi të Qafë Botës këta shtetas ishin sjellë me makinë nga Fieri ku atje priteshin nga 19 vjeçari nga Vrina, ku ky i fundit u kap në flagrancë. Dy shtetaset kanë treguar se kush i kishte sjellë dhe se ishin pa dokumenta. Gjithashtu është shpallur në kërkim drejtuesi i mjetit që i ka transportuar ata për në Botë. 19 vjeçari ka treguar para policisë se për ndihmën që do të jepte duke i transportuar me këmbë përmes kufirit të gjelbër për në Greqi do të merrte nga 100 euro për secilin.