None
SL
MIE njoftoi se po zgjidh kontratën me “MABCO” për Aeroportin e Vlorës, vendimi do t’iu kushtojë miliona taksapaguesve
[]
Lajme - Bota Sot
Sipas Pacollit, kompania MABCO Constructions SA nuk është njoftuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare dhe e ka mësuar lajmin përmes mediave.
“Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit”, deklaroi ai.
Ai akuzoi shtetin shqiptar për neglizhencë dhe veprime të kundërligjshme, ndërsa tha se pengesat institucionale kanë sjellë vonesa dhe dëme financiare.
Mabco që në Maj kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej para certifikimit të aeroportit, kur u pengua të vazhdonte punimet.
Edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO u mbajt për muaj të tërë jashtë kantierit, në prani të Policisë së Shtetit.