Edhe një person tjetër, 76-vjeç, me meningjit viral të konfirmuar dhe serologji pozitive në serum për virusin e Nilit Perëndimor, është shtruar në spital në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë 24 orëve të fundit. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të pacientëve në shtatë, me 10 të konfirmuar me Ethe të Nilit Perëndimor, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike në Njësinë e Kujdesit Intensiv dhe në ventilim mekanik. Ajo që dihet deri më tani është se të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj një forme më të rëndë. Të moshuarit, personat me sëmundje kronike, personat me imunitet të kompromentuar, pra me imunitet të dobësuar, janë më të ndjeshëm ndaj një tabloje klinike më të rëndë. Në rreth 80 përqind të të infektuarve, sëmundja kalon lehtë ose edhe pa simptoma", shtoi Cana.