Drenasi ka marrë 95 pikë, Hani i Elezit 97 pikë, ndërsa Skenderaj 92.5 pikë. Ferizaj është ngritur nga 47.5 pikë në vitin 2024 në 100 pikë në vitin 2025, ndërsa Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni dhe Vushtrria kanë ruajtur rezultatin maksimal. Pas tyre vijnë Gjilani dhe Hani i Elezit me nga 97 pikë, Drenasi, Kamenica dhe Klina me nga 95 pikë, Gjakova dhe Skenderaj me nga 92.5 pikë, Suhareka me 90 pikë dhe Istogu me 89.5 pikë. Në mesin e tabelës ndodhen Lipjani me 85 pikë, Dragashi me 75 pikë dhe Prishtina me 72.5 pikë, ndërsa rezultatet bien ndjeshëm te komunat tjera. Sipas raportit, komunat e Kllokotit, Leposaviqit, Parteshit, Shtërpcës, Zubin Potokut dhe Zveçanit nuk kanë marrë asnjë pikë në indeks.