None
IT
Kurti: Jam i gatshëm të takohem me Hamzen e Gjinin
[]
Aktuale - Bota Sot
Ai paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.
Kurti: Nëse s’kemi marrëveshje, zgjedhjet janë të pashmangshme“Askush nuk i do zgjedhjet e reja, mirëpo nëse nuk do të kemi marrëveshje, nëse nuk do të kemi hapa përpara, përkundër mosdëshirës që të shkojmë në zgjedhje të reja, fatkeqësisht ato mund të shkaktohen.
Unë besoj që takimet ndërmjet subjekteve politike nuk do të duhej në përgjithësi të ishin lajm, meqenëse pavarësisht a jemi në opozitë apo në qeverisje, ne duhet të takohemi, duhet të komunikojmë, duhet të bashkëpunojmë për ato për çfarë pajtohemi dhe duhet të synojmë të pajtohemi edhe për ato për të cilat nuk pajtohemi.
Kurti: Jam i gatshëm të takohem me Hamzen e Gjinin“Në anën tjetër, për dallim prej kryetarit të AAK-së, i cili u vetëpërjashtua para se të fillojë procesi i bisedimeve, e kemi një situatë tjetër gjithashtu jo të lehtë, për shkak se kryetari i PDK-së u vetëpërjashtua në fillim të procesit të bisedimeve.
Pra, në një kohë të përshtatshme, në cilindo vend që zgjedhin ata, unë jam i gatshëm që të takohem edhe me kryetarin e AAK-së, edhe me kryetarin e PDK-së.