Në kuadër të festivalit do të shfaqen gjithsej 223 filma, duke përfshirë edhe filmat garues. Në njoftim thuhet se përzgjedhja garuese përfshin disa nga filmat dokumentarë e të shkurtër më të guximshëm dhe më aktualë të vitit, si dhe një numër të madh premierash botërore. Tema kryesore e edicionit të 25-të të festivalit është “Persistent Defiance” (Mosbindje e Vazhdueshme), ndërsa slogani “Show up or it doesn't count!” Një nga të ftuarit kryesorë të festivalit do të jetë dokumentaristi i njohur botëror Mark Cousins. DokuFest, përmes njoftimit të tij, ka ftuar të gjitha mediat në Kosovë dhe rajon që gjatë ditëve të festivalit të përcjellin nga afër programin dhe aktivitetet.