Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 me numrin më të madh të sportistëve dhe sporteve në historinë e pjesëmarrjes së saj në këtë ngjarje shumë-sportëshe. Për herë të parë, Kosova do të garojë me katër sporte ekipore: futboll (meshkujt U21 dhe femrat U19), volejboll (meshkujt dhe femrat), hendboll (meshkujt dhe femrat) dhe basketboll 3x3 (meshkujt dhe femrat). Në dy edicionet e kaluara të Lojërave Mesdhetare, Kosova ka fituar gjithsej 10 medalje, nëntë në xhudo dhe një në boks. Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026. Një moment i veçantë gjatë ceremonisë së mbylljes do të jetë dorëzimi i flamurit të Lojërave Mesdhetare Kosovës, si vendi mikpritës i edicionit të ardhshëm, Prishtina 2030..