Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me energji dhe muzikë të mirë në Zone Club, ku DJ Gimbo dhuroi një performancë elektrizuese për të gjithë të pranishmit. Mirëpo, vëmendjen kryesore e mori mbështetja e veçantë që ai mori nga njerëzit e tij më të afërt. Për ta shoqëruar dhe për të shijuar natën pranë tij ishin miqtë e tij nga përvoja e përbashkët në Big Brother VIP Albania — Shendriti, Egi, Xhodi — si dhe partnerja e tij, Selin Bollati. Gjatë gjithë natës, grupi nuk hezitoi të ndante me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga atmosfera që u krijua gjatë performancës si DJ të Gimbos. Teksa po ktheheshin nga “Zone”, Shendriti, i cili ndodhej në të njëjtën makinë me DJ Gimbon, ka ndarë një video mjaft komike në Instagram Story.