I pyetur sërish për vendimin e tij, i cili mund të bëhet publik pas pushimeve verore, kampioni holandez komentoi edhe deklaratën e Fernando Alonsos. “Sigurisht, Fernando është 45 vjeç, kështu që ndoshta për të është më e lehtë të thotë: ‘Po tërhiqem’”, u shpreh Vershtapen. “Por për një pilot profesionist është e vështirë, sidomos kur nuk ndihesh rehat me rregulloren dhe nuk je konkurrues. Natyrisht që mund të ndalem kur të dua, nuk është problem, por mua më pëlqen të garoj. Po përpiqem të përshtatem me atë që kemi tani, edhe pse për momentin nuk është ajo që do të doja”.