Në të njëjtën kohë, 16.2% e vendeve të punës në ekonomitë në zhvillim mund të përfitojnë rritje të ndjeshme të produktivitetit nga IA, afër nivelit prej 18.7% që pritet në ekonomitë me të ardhura të larta. “Ato nuk kanë nevojë për modele apo qendra të mëdha të të dhënave për të përfituar nga kjo mundësi. Sipas BB, ekonomitë në zhvillim po përjetojnë sot periudhën me rritjen ekonomike mesatare më të dobët të tre dekadave të fundit. Për këtë do të nevojiten të dhëna më të mira, aftësi më të forta, si dhe kuadër më i qartë prokurimi dhe vlerësimi. Ndërsa inteligjenca artificiale zhvillohet me ritme të shpejta, qeveritë fillimisht duhet të shfrytëzojnë standardet vullnetare të industrisë për të nxitur përdorimin e saj në mënyrë të përgjegjshme, mbështetur në bashkëpunim ndërkombëtar për të parandaluar fragmentimin rregullator.