Barcelona ka zyrtarizuar ditën e sotme Jesse Bisiwu, i cili u transferua nga Club Brugge për 8 milionë euro. 18-vjeçari u prezantua zyrtarisht ditën e sotme te Barcelona dhe tregoi se ky moment ishte një ëndërr e bërë realitet. “Ditët e mia të para kanë qenë të shkëlqyera. Jam mirëpritur nga një familje e mrekullueshme dhe jam shumë mirënjohës për këtë gjë këtu. Kur trajneri të ketë nevojë për mua, do të jem aty; dua vetëm të punoj shumë për të qenë gati”, tha Bisiwu.