None
SV
Mirlind Daku kalon vizitat mjekësore
[]
Futboll - Bota Sot
Numërimi mbrapsht ka nisur për Mirlind Dakun i cili shumë shpejt do të zyrtarizohet tek Spartaku i Moskës.
Sulmuesi shqiptar ka kaluar tashmë me sukses testet mjekësore, ndërsa ka zgjedhur po ashtu se çfarë numri do të mbajë në fanellë tek ekipi i tij i ri.
Në një raportim të fundit nga mediat ruse, shkruhet se Daku do të veshë fanellën me numrin 19.
Sa i takon kontratës, ajo do të jetë shumë fitimprurëse për 28-vjeçarin, i cili do të përfitojë plot 4 milionë euro në sezon.
Kujtojmë se Spartaku i Moskës ekzekutoi klauzolën e blerjes së Dakut për 11 milionë euro, duke ia marrë kështu Rubin Kazan.