None
SL
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
[]
Lajme - Bota Sot
Analistja Ivana Stradner ka kritikuar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për ta mbajtur sesionin vjetor të vitit 2027 në Beograd, duke vlerësuar se ky hap i jep legjitimitet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pavarësisht prapakthimit demokratik në Serbi.
Në një opinion të publikuar nga Stradner, thuhet se Vuçiq po përballet me sfidën më të madhe politike gjatë më shumë se një dekade në pushtet, për shkak të protestave mbarëkombëtare kundër korrupsionit dhe dobësimit të demokracisë.
Sipas saj, në vend që të ushtrojnë presion për reforma, vendet perëndimore i kanë dhënë Vuçiqit një "vulë legjitimiteti" duke mbështetur kandidaturën e Beogradit.
Sipas saj, Serbia ka tentuar gjithashtu të pengojë integrimin e Malit të Zi në institucionet evropiane.
Sipas Stradner, miratimi i organizimit të sesionit në Beograd bie ndesh me vlerat e OSBE-së dhe interesat e Shteteve të Bashkuara.