None
SQ
Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve
[]
Shqipëria - Bota Sot
Në një deklaratë për mediat, Kedhi tha se pranimi i vetë investitorit se projekti është ndërtuar “me nxitim” ngre pikëpyetje serioze mbi përgjegjësitë dhe pasojat për shtetin shqiptar.
Sipas Kedhit, projekti i Portit të Durrësit u miratua pa tender, pa garë dhe pa dëgjesë publike, ndërsa një aset strategjik kombëtar u vu në funksion të një projekti privat.
Ai pretendoi se godinat e para po shfaqin probleme strukturore dhe se modeli financiar i projektit mbështetet në pagesat e qytetarëve që kanë blerë apartamente ende në ndërtim.
Kedhi kërkoi që të bëhet publik i gjithë dokumentacioni i marrëveshjes me grupin Alabbar, përfshirë klauzolat e arbitrazhit, afatet dhe detyrimet e shtetit shqiptar.
Sipas tij, ky model do të nxisë prodhimin, eksportet, investimet në industri dhe krijimin e vendeve të reja të punës.