None
SQ
Ekstradimi i Ermal Beqirajt drejt Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë po përkthen ende materialin, kërkesa nuk i është paraqitur palës franceze
[]
Shqipëria - Bota Sot
Nga dorëzimi i kërkesës për të ekstraduar nga Franca, Ermal Beqirin, Ministria e Drejtësisë po përkthen ende materialin ku përfshihet vendimi i masës së sigurisë shpallur në dhjetor 2025 dhe akte nga fashikulli hetimor që do t’i bashkëngjiten letërporosisë.
Duke ju referuar burimeve shumë të sigurta pranë grupit të përkthyesve të licensuar të gjuhës frënge, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se kërkesa për të ekstraduar Beqirin nuk ka përfunduar ende, e për rrjedhim ende nuk i është përcjellë drejtësisë franceze.
Dosja është voluminoze dhe do të nevojiten edhe disa ditë të tjera nga kërkesa e përcjellë qe u njoftua në rrugë zyrtare pas arrestimit të Beqiraj nga vetë SPAK.
Shpallja në kërkim ndërkombëtar është pasqyruar edhe në database të Interpol Tirana me “njoftim të kuq” (red notice).
SPAK njoftoi gjithashtu se nga hetimet me nga autoritetet franceze u identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankare me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike.