None
SQ
Rrezik i lartë nga zjarret/ IGJEUM: Sot dhe nesër rrezik për flakët në disa qarqe të vendit
[]
Shqipëria - Bota Sot
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka paralajmëruar se gjatë kësaj të marte dhe të mërkure, në pjesën më të madhe të Shqipërisë pritet rrezik i lartë për shpërthimin dhe përhapjen e zjarreve.
Rreziku më i lartë është parashikuar në 9 qarqe të vendit, ku autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.
05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”Ndërkohë, në qarqet e tjera rreziku vlerësohet si i moderuar.
Megjithatë, në disa zona të qarqeve të Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës parashikohet gjithashtu nivel i lartë rreziku për përhapjen e flakëve.
Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri pranë strukturave përgjegjëse, për të parandaluar përhapjen e tyre.