None
SQ
Takimi Kurti–Abdixhiku, analistët: Sot mund të hapet rruga për zhbllokimin e institucioneve
[]
Bota Sot
Takimi vjen në një periudhë të ndjeshme politike, vetëm pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit dhe ndërsa partitë po kërkojnë një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.
Takimi Kurti–Abdixhiku shihet si një mundësi për të testuar gatishmërinë për marrëveshje politike, në një kohë kur stabiliteti institucional mbetet sfida kryesore.
PDK-ja ka refuzuar të marrë pjesë në këto diskutime, duke theksuar se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.
Po ashtu, edhe për Presidenten Vjosa Osmani, arritja e një zgjidhjeje me Lëvizjen Vetëvendosje do të ishte jetike për të ardhmen e saj politike.
Nëse Kryetari i LDK-së do ta kishte mbështetjen e plotë të të 18 deputetëve të Grupit Parlamentar të partisë së tij, atëherë një shumicë prej 83 deputetësh do të ishte e mundur.