None
SQ
City pret ofertat, Reali dhe Barcelona në garë për Rodrin
[]
Bota Sot
Sipas medieve spanjolle, ‘Qytetarët’ e Anglisë nuk kanë ndërmend ta pengojnë mesfushorin spanjoll nëse ai vendos të largohet gjatë kësaj vere.
Klubi anglez po pret të shohë nëse në garë do të përfshihen edhe skuadra të tjera të interesuara, me synimin për të krijuar një konkurrencë më të madhe për kartonin e lojtarit.
Sipas të njëjtave burime, katalanasit e vlerësojnë shumë Rodrin, por deri më tani nuk kanë zhvilluar asnjë kontakt zyrtar, as me lojtarin dhe as me Manchester Cityn.
Në "Etihad Stadium" shpresojnë që Barcelona të futet në garë, pasi një duel mes dy gjigantëve spanjollë, Real Madridit dhe Barcelonës, mund të rrisë ndjeshëm vlerën e transferimit të mesfushorit.
Rodri ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Manchester Cityn, një situatë që e bën edhe më interesant zhvillimin e negociatave gjatë javëve në vijim.