Për të, ky qytet mbetet ende trampolina drejt një jete më të mirë. Policia dëshiron që të largohemi nga Fnideku, duan ta zbrazin qytetin që askush të mos tentojë më të shkojë drejt Ceutës”, thotë Hamza. Të gjithë kishin besuar thashethemet që po përhapeshin në rrjetet sociale, sipas të cilave Ceuta ishte e hapur për të gjithë. Në Fnidek shihen tani kryesisht grupe të rinjsh të rraskapitur dhe të dëshpëruar që kërkojnë strehim. Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian pritet në një takim të jashtëzakonshëm të harmonizojnë një qëndrim të përbashkët ndaj Marokut si partner i rëndësishëm në menaxhimin e migracionit, me qëllim që të shmanget përsëritja e skenave të ngjashme me ato të këtij viti në Ceuta dhe Fnidek.