None
IT
MPJ e Malit të Zi: Nismat komunale kundër Kosovës zero efekt
[]
Aktuale - Bota Sot
Podgorica zyrtare ka sqaruar se politika e jashtme dhe aspektet që kanë të bëjnë me njohjen e shteteve dhe vendosjen e raporteve diplomatike është kompetencë ekskluzive e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi.
MPJ e Malit të Zi ka kërkuar nga bartës të funksioneve publike respektim të rendit kushtetues të Malit të Zi dhe që të njëjtit të sigurohen që nuk e prishin imazhin e vendit dhe që s’krijojnë tensione të panevojshme.
Vendime te marra nga disa Komuna, MPJ e Malit të Zi thotë se mund vetëm të krijojnë perceptim të gabuar për atë se si funksionon shteti dhe të kenë ndikim negativ ne besueshmërinë e Malit të Zi në arenën ndërkombëtare.
“Për rrjedhojë, vendimet e miratuara nga kuvende të veçanta komunale nuk mund të ndikojnë në pozitën ndërkombëtare të Malit të Zi, të ndryshojnë detyrimet e tij ndërkombëtare apo të ndryshojnë politikën e jashtme të vendosur të shtetit.
Dy vendet tona vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në dobi të qytetarëve të tyre.