Nga një prej çifteve më të dashura kemi lajme të këqija, dhe këtë herë mesa duket seriozisht! Që nga dita kur romanca e tyre lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” në vitin 2021, Sarah Berisha dhe DJ PM kanë qenë vazhdimisht në qendër të spekulimeve për ndarje. Sarah Berisha dhe DJ PM nuk ndiqen më në Instagram, një veprim që ka shtuar ndjeshëm dyshimet për një krisje mes tyre. Në të njëjtën kohë, ajo ndau në Instagram këngën “The One That Got Away” të Katy Perry, një baladë që flet për një dashuri të humbur dhe për personin që mbetet peng i jetës. Deri tani, as Sarah Berisha dhe as DJ PM nuk kanë reaguar për aludimet e fundit.