Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka bërë të ditur se më 10 gusht do t’ia dorëzojë 5 mijë euro djalit të këngëtarit Shpat Kasapi, duke theksuar se këtë veprim nuk e bën për lavdi, por për të mbajtur fjalën e dhënë. “Nuk e bëj për lavdi, por sepse fjala e dhënë duhet të mbahet”, ka shkruar Tahiri, duke theksuar se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë në jetë. Postimi i plotë:Deshta me ju tregu krejt shqiptarëve dhe publikut të Shpatit kudo që janë, se më 10 gusht do t’ia dorëzoj 5,000€ djalit të këtij loqkomani. Kjo është dëshira ime dhe besoj se çdo fëmijë meriton një shans më të mirë. Nënë Tereza na ka lënë amanet të bëjmë vepra e jo vetëm fjalë se dhe ajo ishte shqiptare.