Grajqevci tha për eo se që nga fillimi kanë dyshuar se në veri mund të ketë disa varreza masive, por mungesa e mjeteve dhe kompetencave në vitet e para pas luftës ua kishte pamundësuar hetimin e tyre. “Qysh nga fillimi kemi dyshuar se në veri mund të jenë prej dy, tri deri në katër vende varreza masive. Ai tha se një material i Korpusit të Uzhicës dhe dëshmitë për spastrimin e terrenit ngrenë dyshime edhe për një varrezë masive në afërsi të Rashkës. Unë nuk e di, por unë kur e kam lypur në hartë m’ka dalë do të thotë në periferi të Rashkës. Dhe kështu që edhe atje dyshohet se është një varrezë masive diku rreth Rashkës”, tha ai.