Kompania italiane “Meral SRL”, në pronësi të familjes Çela, ka ngritur një padi për shpifje ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, pas sekuestrimit të pasurive të biznesit. Vetë SPAK në Shqipëri, dhe konkretisht prokurori Dumani, i kishin hequr akuzat për pastrim parash, të cilat më pas ia kishin dërguar Italisë. Pavarësisht lirimit të sekuestros dhe dërgimit të dokumentacionit të paraqitur nga avokatët në Prokurori nga ana e gjyqtarit hetues për një shqyrtim të akuzave (në këtë rast, pastrim parash), gjë që nuk ndodhi, problemet financiare të kompanisë vazhduan. Ata gjithashtu blenë aksione në një kompani, “Ruga Asfalti”, e cila ndërton diga, tunele, ura e autostrada në Shqipëri edhe vende të tjera të Ballkanit. Pas situatave të krijuara, brenda një viti, përfaqësuesi ligjor i kompanisë “Meral SRL” ngriti një padi për shpifje kundër ish-kreut të SPAK, Altin Dumani.