Maya Jama tërhoqi gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në eventin “Labyrinth on the Thames”, të organizuar nga DJ-ja e njohur Peggy Gou në Londër, vetëm pak ditë pas përfundimit të finales së “Love Island”. Ajo e kompletoi stilin me aksesorë të thjeshtë dhe grim natyral, ndërsa buzëqeshja e saj tërhoqi vëmendjen e fotografëve. Maya JamaEventi mblodhi shumë emra të njohur të muzikës, modës dhe televizionit, por Maya ishte një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes. Prania e saj vjen në një moment kur ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas sezonit të fundit të “Love Island”, ku luajti rolin e prezantueses. Edhe këtë herë, Maya Jama konfirmoi statusin e saj si një nga ikonat më të ndjekura të modës dhe televizionit britanik.