Nedim Bajrami ka mbyllur aventurën e tij te Rangers. Mesfushori shqiptar është larguar nga klubi skocez dhe është transferuar te Al Taawoun në Arabinë Saudite, me marrëveshjen që tashmë është finalizuar. Klubi saudit ka zyrtarizuar afrimin e reprezentuesit shqiptar, si huazim me të drejt blerje. Bajrami, 27-vjeçar, iu bashkua Rangersit nga Sassuolo në verën e vitit 2024, por nuk arriti të linte gjurmën e pritur në futbollin skocez. Edhe pse pati disa paraqitje pozitive, aventura e tij në Glasgow vlerësohet si një tjetër transferim që nuk rezultoi plotësisht i suksesshëm për klubin.