None
SL
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
[]
Kosova - Bota Sot
Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka marrë vendim për ndalimin e vënies në përdorim të objekteve pa Inspektim Final dhe Certifikatë të Përdorimit.
Ky detyrim vlen për:objektet individuale të banimit;objektet kolektive të banimit;objektet banesore-afariste;objektet afariste;objektet industriale;objektet publike;si dhe për çdo objekt tjetër që bënë pjesë në kategorinë e parë dhe të dytë, simbas ligjit për ndërtim dhe është në kompetencë të Inspektoriatit për ndërtim të Kryeqytetit.
Masat që do të ndërmerrenNë rast se konstatohet se një objekt është vënë në përdorim në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, Drejtoria e Inspektoratit do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj, duke përfshirë:urdhërimin për ndërprerjen e menjëhershme të përdorimit të objektit;urdhërimin për lirimin e objektit deri në pajisjen me Certifikatë të Përdorimit;shqiptimin e gjobave administrative ndaj personave përgjegjës;inicimin e procedurave të tjera administrative dhe ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi;ekzekutimin e masave inspektuese në rast të mosrespektimit të urdhrave të Inspektoratit.
Për këtë arsye, Drejtoria e Inspektoratit nuk do të tolerojë vënien në përdorim të asnjë objekti në kundërshtim me kërkesat ligjore.
Ftojmë të gjithë investitorët dhe qytetarët që të respektojnë këto detyrime ligjore dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi ndërtimor të sigurt dhe në përputhje me ligjin” thuhet në njoftim.