None
SQ
Mbajti trupin e nënës në frigorifer për 3 vite për të marrë pensionin, dënohet me burg 60-vjeçari në Uells
[]
Evropë - Bota Sot
Një 60-vjeçar në Uells është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi mbajti trupin e nënës së tij në frigorifer për gati tre vite, duke fshehur vdekjen e saj për të vazhduar të përfitonte pensionin dhe pagesat sociale në emër të saj.
Ai përfitoi në mënyrë të paligjshme rreth 91 mijë euro (78 mijë paund) nga pagesat që vazhduan të kalonin në llogarinë e nënës së tij pas vdekjes.
Sipas të dhënave të paraqitura në gjykatë, nëna e tij, Sylvia Phillips, 89 vjeçe, ndërroi jetë më 8 mars 2023.
Djali i saj, i cili ndodhej pranë saj në momentet e fundit të jetës, u kishte premtuar se do të “kujdesje” për të.
Ai i kishte thënë policisë se “nuk donte ta linte të shkonte” dhe kishte vazhduar të ulej pranë trupit të saj, t’i mbante dorën dhe të fliste me të sikur të ishte ende gjallë.