Ministrja në detyrë, Fitore Pacolli, ka dënuar sulmin ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan, duke e cilësuar si akt të papranueshëm që synon të krijojë frikë dhe pasiguri. Ajo ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të zbardhet sa më shpejt dhe autorët të dalin para drejtësisë. Dënoj ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së familjes Berisha në Zveçan. Familja Berisha është përfituese e projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive. Sulme të tilla janë përpjekje për të penguar zbatimin e politikave shtetërore që garantojnë të drejtën e qytetarëve për t’u kthyer dhe jetuar në pronat e tyre.