None
IT
“Bosat e PDK-së dhe AAK-së zgjodhën sabotimin” – reagimi i fortë i Gëzim Mekulit
[]
Aktuale - Bota Sot
Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj PDK-së dhe AAK-së pas refuzimit të tyre për të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Ai kritikon opozitën për bojkotimin e dialogut institucional, duke e cilësuar këtë si vendosje të interesave partiake mbi interesin shtetëror.
Por kjo që po ndodhë sot në skenën tonë politike nuk është as përgjegjësi, as maturi e as dinjitet.
Në çastin më të rëndë, kur Kosova jonë kërcënohet hapur me luftë nga Serbia, bosat e PDK-së dhe AAK-së paskan zgjedhë bojkotin, sabotimin e Kosovës, pra, PDK dhe AAK refuzojnë dialogun shtetëror, refuzojnë tryezën e bashkimit dhe barrikadohen pas egos së tyre të sëmurë.
Ky nuk është opozitarizëm largpamës; ky është një sabotazh i hapur ndaj shqiptarëve dhe Kosovës si shtet; është një braktisje e detyrës historike.