Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë, duke kërkuar që opozita të sqarojë nëse kundërshton Albin Kurtin si individ apo qeverisjen e tij. Postimi i plotë:Opozita duhet ta sqarojë se kundër kujt është: kundër Albin Kurtit apo kundër qeverisjes? Në një demokraci, qytetarët janë arbitri përfundimtar. Përkundrazi, opozita duhet të përdorë të gjitha mekanizmat që i garanton demokracia: Kuvendin, debatet parlamentare, komisionet, interpelancat, gjykatat dhe instrumentet kushtetuese. Aty duhet të argumentojë me fakte çdo gabim që konsideron se ka bërë qeveria, të ofrojë alternativa më të mira dhe të dëshmojë se është e gatshme të qeverisë ndryshe.