Në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë ka nisur edicioni i dytë i manifestimit kulturor “Vera Poetike e Diasporës në Kryeqytet”, një aktivitet që synon të afrojë krijuesit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë Kosovës me lexuesit dhe komunitetin letrar në vend. Ai tha se përmes kritikës letrare është përpjekur të promovojë krijuesit shqiptarë të diasporës dhe të tërheqë vëmendjen e studiuesve ndaj veprave të tyre. Poeti Dibran Demaku vlerësoi organizimin institucional të manifestimit, duke theksuar se ai krijon një hapësirë të rëndësishme për takimin dhe bashkëpunimin mes autorëve të diasporës dhe atyre në Kosovë. Ai shprehu shqetësimin për rënien e kulturës së leximit për shkak të zhvillimit të teknologjisë, por nënvizoi se libri mbetet i pazëvendësueshëm. Organizatorët ftuan krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e manifestimit, me synimin që “Vera Poetike e Diasporës” të shndërrohet në një ngjarje tradicionale kulturore në kryeqytet.