Konsullata është një zyrë zyrtare që një shtet hap në një qytet të një shteti tjetër për të mbrojtur interesat e qytetarëve të vet dhe për të dhënë shërbime administrative. Po, ç’i duhet Shkodrës ajo konsullatë, për të mbledhur materiale propagandistike kundër Shqipërisë, apo, për të hyrë në mes të Shqipërisë e Kosovës! “Një konsull është përfaqësues zyrtar i qeverisë së një shteti në territorin e një tjetri, që normalisht vepron për të ndihmuar dhe mbrojtur qytetarët e vendit të konsullit dhe për të lehtësuar tregtinë dhe miqësinë mes njerëzve të të dy vendeve”. Po që nuk ka serbë në Shkodër dhe në Shqipëri, çfarë të bëjmë, të vajtojmë!!! “Konsujt janë vendosur në kryeqytetin e një kombi dhe në qytete të tjera në të gjithë vendin, veçanërisht në qendrat e aktivitetit ekonomik dhe në qytete ku banojnë popullata të mëdha të qytetarëve të vendit konsullor (emigrantët)”.