None
IT
Lëvizja e Deçanit ka në ballë figurën e Gjergj Kastriotit e jo të sulltanit prandaj po sulmohet
[]
Opinione - Bota Sot
Të gjithë, ama të gjithë që janë kundër Lëvizjes së Deçanit, nuk e njohin këtë lëvizje dhe as misionin e saj kombëtar.
Të dalësh sot kundër Lëvizjes së Deçanit, që në deklaratën e saj tepër liberale kërkon që secili të vendosë të besojë ku të dojë dhe që mbron identitetin dhe figurat kombëtare, është ose injorantë, ose mbetje otomane, ose armik i brendshëm i atdheut.
Zërat e tyre se prokuroria duhet të hetojë këtë lëvizje tregojnë qartë se ata duan ta pengojnë këtë mision kombëtar të Lëvizjes së Deçanit.
Krejt në fund mund të them se Lëvizja e Deçanit është një lëvizje atdhetare që ka për qëllim shpëtimin e popullit nga shkombëtarizimi dhe mbajtjen e udhës së natyrshme të kombit e të shtetit të Kosovës drejt rikthimit në familjen europiane.
Kështu do të vijë një ditë që lëvizja, ndonëse sot sulmohet, nesër mund të jetë një vend që e preferojnë të gjithë, sepse do ta tregojë veten se është në shërbim të atdheut dhe jo të armiqve të ndryshëm të kombit tonë.