None
IT
Sejdin Lusha heroi, që u vra nga tradhëtia e agjentit rus Kim Filbi!
[]
Opinione - Bota Sot
Komunizmi të vrau në pabesi të tradhëtisë së agjentit Rus Kim Filbi që kishte depërtuar në shërbimet sekrete të Anglo-Amerikanëve në vitet1950 dhe të dogji kufomën me gjithë katër luftëtarët e tjerë në stanet e Librazhdit.
Ngjarjet sollën pasoja të rënda për forcat antikomuniste shqiptare dhe për ndryshimet e thella në Shqipëri në luftën kundra diktaturës.
Shumica prej tyre lanë universitetet, akomodimin e tyre familjar, në përgjithësi jetën e lirë të tyre, dhe pa përfillur asnjë pengesë e rrezik vendosen në shërbim të jetëve të tyre të re përmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Këta ishin trima të guxishëm, të vendosur, të zotë, dhe për nga vlera nuk krahasoseshin me amoralët e sigurimit të diktaturës.
Heronjtë ishin të denuar të dështonin dhe të mposhteshin nga gracka e tradhëtisë së madhe!