Ministri I Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, njoftoi se kishte rënë dalkord parimisht me homologun e tij shqiptar, Ferit Hoxha, për të hapur një konsullatë të Serbisë në Shkodër dhe një konsullatë të Shqipërisë në Bujanvc, Lugina e Preshevës. Konsullata serbe në Shkodër është akti unik në historinë e qeverisjes në Shqipëri në shërbim të interesave dhe dominimit të Serbisë në këtë qark, në Shqipëri dhe rajonin tonë. Në të ardhmen ne do të shohim se si Shkodra do të kthehet në mollë sherri midis Serbisë dhe qeverive atdhetare të Tiranës. Këto konjuktura ndikuan që të krijohej shteti shqiptar i Londonit, që të mbrohej jugu i Shqipërisë nga pretendimet ekspansioniste të Greqisë, që të çlirohej Kosova nga sundimi dhe pushtimi i Serbisë etj. Politika atdhetare në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, duhet të reagojë, të pozicionohet, të kundërshtojë që të krijohet një ambjent kundërshtues dhe një frymë reagimi e paparë ndonjëherë.