Sipas njoftimit të Policisë, më 31 korrik, rreth orës 21:40, Stacioni Policor në Pejë ka pranuar informacion për të shtëna me armë në një aheng. Një rast tjetër është regjistruar në orët e para të 2 gushtit, kur policia ndaloi një automjet në një pikë kontrolli në Pejë. Në Klinë, më 1 gusht rreth orës 16:00, policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë në një aheng në fshatin Rudicë. Po më 1 gusht, në fshatin Isniq të Deçanit, policia u njoftua për të shtëna me armë në një aheng. Edhe në këtë rast, i dyshuari u arrestua dhe, pas intervistimit, u lirua në procedurë të rregullt me urdhër të Prokurorit të Shtetit.