None
ID
Nxënësit nga Kosova shkëlqyen në finalen e garës NEO Science Olympiad 2026 në ShBA
[]
Amerika - Bota Sot
Kosova Global Talent Center bëri të ditur se edhe këtë vit nxënësit nga Kosova shkëlqyen në finalen e garës NEO Science Olympiad 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ju prezantojmë me krenari nxënësit nga Kosova që u dalluan me çmime të veçanta Best of the Best, duke arritur rezultate ndër më të lartat.
Këto vlerësime u ndahen garuesve që tregojnë performancë të jashtëzakonshme dhe spikasin në nivel ndërkombëtar.
Kaon Emerllahu (Klasa 3)-Fushë KosovëBest of the Best – Shkencë-Gold MedalVesa Kiçmari (Klasa 8)-PrishtinëBest of the Best – Shkencë-Gold MedalDion Gashi (Klasa 7)-SuharekëBest of the Best – AI Prompt Challenge-Gold MedalAlmir Kurtulaj(klasa 9)-PrishtinëBest of the Best-Do it yourself challengeJu urojmë suksese edhe më të mëdha në rrugëtimin tuaj akademik!
”, shkroi Kosova Global Talent Center.